Liqeni i Tropojës dhe Maja e Trekufinit - Hiking

Hiking & Nature

Prishtinë
0.00 €
06/09
07:00 - 20:00

Përshkrimi

Data:
06.09.2026.

Ora:
07:00

Info

Kosovo Hiking Club ju fton këtë të diel, 6 shtator, për një ditë në Bjeshkët e Nemuna, drejt Liqenit të Tropojës dhe Majës së Trekufinit (2377 m).

Shtegu kalon mes peizazheve alpine me rreth 3 orë ecje deri te liqeni, ku do të bëjmë ndalesën kryesore për pushim, fotografi dhe, për ata që dëshirojnë, edhe not.

Pas liqenit, pjesëmarrësit që dëshirojnë më shumë aventurë mund ta vazhdojnë ecjen me ne drejt Majës së Trekufinit (2377 m), ndërsa pjesa tjetër e grupit mund të qëndrojë dhe të shijojë kohën e lirë pranë liqenit.

Detajet për pjesëmarrësit

Nisja
Prishtinë – 07:00
Parkingu prapa Pallatit të Rinisë (ish RTV21)

Mund të bashkoheni me grupin edhe gjatë rrugës:

Fushë Kosovë
Komoran
Arllat
Klinë
Pejë
Junik
Na njoftoni gjatë rezervimit për pikën ku dëshironi të bashkoheni.

Pagesa

15€ – me transport të organizuar
10€ – me veturë personale
Rezervimet

Instagram / Facebook DM
045 613 005 – WhatsApp / Viber
Çfarë të merrni me vete

Këpucë për hiking
Minimum 1.5 L ujë
Ushqim dhe snacks
Syze, kapele dhe SPF
Jakne të lehtë
Rroba banje dhe peshqir, nëse dëshironi të notoni
Një ditë mes pishave, liqenit dhe majave të Bjeshkëve të Nemuna.