Kepi i Rodonit - Hiking

Hiking & Nature

Prishtinë
0.00 €
23/08
07:00 - 22:00

Përshkrimi

Data:
18.08.2026.

Ora:
20:00

Info

Për shkak të kërkesave të shumta, këtë të diel rikthehemi për ecje, plazh dhe eksplorim në një nga vendet më të bukura të Shqipërisë - Kepi i Rodonit.

Këtë të diel (23 gusht), Kosovo Hiking Club ju fton në një aventurë perfekte buzë Adriatikut 🇦🇱 — ku natyra, historia dhe relaksi bashkohen në një ditë të vetme.

Vizitojmë kalanë e Skënderbeut dhe Kishën e Shna Ndout, e më pas vazhdojmë me hiking përgjatë bregdetit me pamje spektakolare.

Shtegu është shumë i lehtë (i përshtatshëm për fillestarë), dhe ditën e përmbyllim me kohë të lirë në plazh.

Detajet për pjesëmarrësit

Nisja:
📍Prishtinë, në orën 07:00, nga parkingu prapa Pallatit të Rinisë (ish RTV-21)
Pjesëmarrësit nga komunat e tjera mund të bashkohen gjatë rrugës - na njoftoni kur rezervoni
📍Fushë Kosovë - 07:15
📍Komoran - 07:30
📍Prizren te Vrrini - 08:00

Pagesa:
• 25 € për person – transport me autobus
• 10 € për person – vetura personale

Rezervimet: 📞
• Përmes Instagram dhe Facebook (DM)
• Numër kontakti: 045613005 (WhatsApp / Viber)

Rekomandohet të merrni me vete: ☀️
• Syze dielli dhe SPF
• Çantë shpine me ushqim ditor, snacks dhe ujë.🎒

👮 Për shkak të kufirit me vete duhet të keni leternjoftimin apo pasaportën.