Data:
16.08.2026.
Ora:
07:00
Info
Liqenat – Rugovë & Ujëvara e Zanave 💙
Kosovo Hiking Club ju fton që këtë të diel (16 gusht) ta kalojmë bashkë në një nga ecjet më të bukura të verës në Rugovë, tek Liqenati dhe Ujëvara e Zanave🌲☀️
Ujë kristal, livadhe alpine, ajër i pastër malor dhe panorama që të bëjnë me u ndal për foto në çdo kthesë. 📸✨
Kjo është një nga ato ecje ku shtegu është i lehtë, por pamjet të shpërblejnë gjatë gjithë rrugës. Përmes natyrës së paprekur të Rugovës ngjitemi drejt liqenit që prej vitesh mbetet ndër vendet më të dashura për adhuruesit e bjeshkëve. 🏔️💙
☀️ Sipas parashikimeve aktuale, e diela pritet të jetë me diell dhe me temperatura ideale për ecje.
Ecja zgjat rreth 8km dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë. 🏃♀️
Detajet për pjesëmarrës ⬇️
🚌 Nisja:
📍 Prishtinë – 07:00 (Parkingu prapa Pallatit të Rinisë, ish RTV21)
Pjesëmarrësit nga komunat tjera mund të bashkohen gjatë rrugës. Na njoftoni gjatë rezervimit.
📍 Fushë Kosovë
📍 Komoran
📍 Arllat
📍 Klinë
📍 Pejë
💰 Pagesa:
• 15€ për person – transport me autobus
• 10€ për person – vetura personale
📞 Rezervimet:
• Përmes Instagram dhe Facebook (DM)
• Numër kontakti: 045632004 (WhatsApp / Viber)
🎒 Rekomandohet të merrni me vete:
☀️ Syze dielli, kapelë dhe SPF
🥾 Këpucë të përshtatshme për ecje
🎒 Çantë shpine me ushqim ditor, snacks dhe ujë 💧
👕 Maicë rezervë për pas ecjes
🧥 Xhaketë ose duks të lehtë
🤍 Një ditë mes liqeneve alpine, ujit kristal dhe panoramave më të bukura që ofron Rugova 🎨