Liqeni i Jaznices - Hiking

Hiking & Nature

Prishtinë
0.00 €
12/07
07:00 - 20:00

Përshkrimi

Data:
08.07.2026.

Ora:
20:00

Info

Kosovo Hiking Club ju fton këtë të diel, më 12 korrik, të zbulojmë një nga perlat më të bukura të Bjeshkëve të Sharrit – Liqenin e Jazhinces, të vendosur në rreth 2100 metra lartësi mbidetare. 🌿✨

Shtegu kalon fillimisht nëpër ahishte të freskëta e më pas nëpër pyje halore, duke na dhuruar pamje të mrekullueshme të Sharrit gjatë gjithë ngjitjes. 🌲☀️

Në fund të shtegut na pret Liqeni i Jazhinces, një nga liqenet më të mëdhenj dhe më të bukur të kësaj ane, me ujë të kristaltë dhe pamje alpine që të lënë pa fjalë. Për ata që dëshirojnë, do të ketë mundësi edhe për një not freskues në një nga liqenet malore më të bukura të rajonit. 🩵🏔️

Detajet për pjesëmarrës ⬇️

📞 Rezervimet: mund t’i bëni përmes telefonit në 045 613 005 (Viber, WhatsApp ose thirrje) ose në inbox të faqes sonë.

💶 Çmimi i pjesëmarrjes:
• 15 € – transporti me autobus dhe guida.
• 10 € – për pjesëmarrësit që bashkohen me vetura personale.

📍 Nisja:
• Prishtinë – prapa Pallatit të Rinisë
• Ora 07:00