Arianit Lakna - Ekspozita

Të tjera

Prishtinë
0.00 €
08/07 - 19/07
19:30 - 20:00

Përshkrimi

Data:
08.07.2026.

Ora:
19:30

Info

Një ngjarje e veçantë artistike ju pret këtë të mërkurë, më 8 korrik, duke filluar nga ora 19:30, në Open Art Gallery në Prishtinë. Ekspozita e artistit Arianit Lakna, e kuruar nga Artrit Bytyçi, do të shoqërohet me performancë muzikore nga Zwada.

Veprat e Arianit Laknës, të ndërtuara rreth lajtmotivit të gjelit, mund të lexohen si një bashkëbisedim me veprën “Angelus Novus” të Paul Klee, veçanërisht me interpretimin e njohur filozofik që i ka bërë Walter Benjamin.

Ekspozita ofron një mundësi për të eksploruar dialogun mes artit bashkëkohor dhe një prej veprave më të rëndësishme të artit modern.