
Data:
13.06.2026.
Ora:
20:00
Info
Flori Gallery ka kënaqësinë t’ju ftojë në hapjen e ekspozitës personale “Poetika e së Purpurtës” të artistit dhe profesorit të mirënjohur, Safet Spahiu, i cili është edhe profesor në Universitetin e Tetovës.
Sipas tekstit kuratorial, “përmes një gjuhe unike vizuale, ku ngjyra, materia dhe simbolika bashkohen në një dialog të fuqishëm artistik, kjo ekspozitë sjell para publikut një univers reflektimesh mbi njeriun, kujtesën dhe emocionin.”