Data:
04.06.2026.
Ora:
20:00
Info
Ka njerëz që rriten tue përkthy botën.
Qysh fëmijë, ata mësojnë me i dhanë za heshtjes e me i dhanë kuptim zanit. Janë fëmijët e prindërve të shurdhër CODA (Child of Deaf Adults), njerëz që jetojnë mes dy realiteteve, pa i taku kurrë krejtësisht asnjanës.
E bazume në histori të vërteta, CODA është një udhëtim teatral mbi identitetin, përkatësinë, dashninë dhe barrën e padukshme që shpesh e mbajnë mbi supe ata që, prej moshës së vogël, detyrohen me u ba ura mes dy botëve.
Me koncept dhe regji nga Erson Zymberi, shfaqja ndërtohet mbi një gjuhë skenike minimaliste, ku heshtja nuk trajtohet si mungesë, por si një formë tjetër komunikimi. Në këtë koncept, fjala, gjesti, shikimi dhe frymëmarrja kanë të njëjtën peshë dramatike.
Një prej veçantive të kësaj vepre është përdorimi i gjuhës së shenjave si pjesë organike e shfaqjes, duke kriju një hapësinë ku publiku që dëgjon dhe ai i shurdhër mund ta përjetojnë bashkë të njëjtin rrëfim.
Pjesë e kastës së aktorëve është edhe një aktore nga komuniteti i personave të shurdhër, çka i jep shfaqjes një autenticitet të veçantë dhe e afron artin me vetë përvojën që trajton.
CODA nuk flet për mungesën e dëgjimit. Flet për nevojën me u kuptu. Për nevojën me i taku dikujt. Për ato fjalë që ndonjëherë nuk thuhen kurrë, por mbesin gjithmonë aty.
Një shfaqje që nuk kërkon veç me u pa. Kërkon me u ndie.
Koncepti dhe regjia: Erson Zymberi | Aktorë: Tringa Hasani, Ernest Zymberi, Kimete Haziri | Skenografia: Bekim Korça | Kostumet: Leudita Hyseni | Dizajni i dritave: Burim Baftiu | Interprete e gjuhës së shenjave: Havushe Islami.