
Data:
Çdo ditë
Ora:
Prishtinë: 17:45, 19:45, 21:45
Prizren: 19:00, 21:00
Info
Njëzet e gjashtë vjet pasi i shpëtuan një vrasësi të maskuar dyshimisht shumë të njohur (“Ghostface”), Katërshja Kryesore rikthehet sërish në shënjestrën e vrasësit dhe asnjë ekskluzivitet i filmave horror nuk është i sigurt.
Marlon Wayans (“Shorty”), Shawn Wayans (“Ray”), Anna Faris (“Cindy”) dhe Regina Hall (“Brenda”) ribashkohen në Scary Movie, së bashku me personazhe të njohura që rikthehen dhe fytyra të reja, për të tallur e “masakruar” ribërjet (reboots), rimaket, vazhdimet e ringjallura (requels), paraprijësit (prequels), vazhdimet klasike (sequels), spin-off-et, horrorin “e ngritur”, historitë e origjinës, çdo gjë që përmban fjalën “legacy” dhe çdo “kapitull të fundit” që në të vërtetë nuk është aspak i fundit.
Asgjë nuk është e shenjtë. Asnjë klishe nuk mbijeton. Çdo vijë e kuqe kalohet.
Vëllezërit Wayans janë rikthyer për të “anuluar Kulturën e Anulimit” (Cancel Culture).