Data:
20.10.2025.
Ora:
20:00
Info
Togeri i Inishmorit nga Martin Mcdonough
“Togeri i Inishmorit”, është një tregim i çuditshëm, grotesk dhe i ligë, në të cilin nuk ka të rritur, ka vetëm fëmijë të çmendur e të egër, gjë që e bën edhe më të çuditshëm rrëfimin. Është një botë e çuditshme ku macet janë pak më të rëndësishme se njerëzit.
Paraqitja teatrale flet themelisht për dashurinë por sigunë një mënyrë shumë të çuditshme, sepse thekson të gjitha kundërshtitë, të gjitha kontrastet e dashurisë. Kështu që në esence, për ne të shohim dashurinë, për të ndjerë dashurinë dhe ta njohur ate. Ne duhet të kalojmë nëpër ferr, i cili prodhohet në skenë nga fillimi deri në fund, vetëm për të parë me sytë tanë se sa e keqe është botë pa paqe dhe dashuri.
Kjo është një shfaqje që është censuruar në shumë teatro në vende të ndryshme të botës për shkak të dhunës së vërtetë. Të gjithë personazhet në të janë modernë, të drejtpërdrejtë, flasin pa formalitet dhe shpeshherë pavetëdije. Personzhet marrin vendime të këqija dhe jetojnë në mënyrë shumë absurde dhe shkatërruese. Në mes luftës dhe paqes, personazhet në këtë shfaqje gjithmone zgjedhin luftën.
Aktorët luajnë në një mënyrë shumë të fuqishme dhe hiperrealiste, vetëm për të përmbledhur tërë horrorin që vjen nga terrori në të. Teksti është një komedi e errët, natyrisht, kështu që në kombinim me mënyrën e luajtjes së aktorëve sjell një lloj zhanri thriller të stilit të Tarantinos.
Regjia: Gjorgji Rizeski
Luajnë: Blin Mani, Mevlan Saraçi, Sherif Bega, Dora Xhemajli, Arben Marevci, Ali Krasniqi, Jajush Ramadani
Produksion i Teatrit Adriana – Ferizaj