Përshkrimi

Data:
20.04.2026.

Ora:
20:00

Info

Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë po sjell shfaqjen e re, komedinë “Thashethemet”, e cila do të vijë në skenë nën regjinë e Besim Ugzmajlit.

E bazuar në veprën e Neil Simon, shfaqja trajton me humor dhe ritëm situata që publiku i njeh mirë, duke sjellë në qendër fuqinë dhe pasojat e fjalëve që qarkullojnë nga njëri tek tjetri.

Në role interpretojnë Arbies Komoni, Altina Kusari, Besfort Berberi, Edmund Hafizademi, Edi Gjakova, Elida Shasivari, Ulera Pylla, Vlora Dervishi dhe Ylber Mehmeti.