Përshkrimi

Data:
Çdo ditë

Ora: 
Prishtinë: 18:15, 20:30
Prizren: ----------

Info

Ka patur para teje dhe ka patur gjatë teje. Nuk e di pse por nuk mendova kurrë se do të kishte edhe një kohë pas teje.

Fenomeni letrar nga autorja best-seller e New York Times, Colleen Hoover, bëhet një film artistik transformues mbi amësinë, faljen dhe fuqinë e dashurisë për të kapërcyer edhe gabimet më të mëdha. Pas një daljeje ideale me të dashurin, Kena (Maika Monroe; The Hand that Rocks the Cradle, Longlegs) bën një gabim shumë të madh nga i cili përfundon në burg.

Shtatë vite më pas, Kena kthehet në qytetin e saj të lindjes, në Uajoming, duke shpresuar të rindërtojë jetën e saj të fitojë një mundësi për t’u ribashkuar me vajzën e saj të vogël, Diem, të cilën s’e ka njohur kurrë.

Kur gjyshërit e Diemit që kanë kujdestarinë e saj, refuzojnë rreptësisht tentativat e Kenës për të takuar të bijën, ajo zbulon dhimbsurinë e papritur dhe diçka më të thellë e më të vërtetë, me Lexherin, (Tyriq Withers; HIM, I Know What You Did Last Summer)., ish lojtar i NFL-së dhe pronar i barit të zonës. Ndërsa lidhja e tyre romantike avancon, avancojnë edhe rreziqet për tpë dy, duke e çuar Kenën drejt dhimbjes pikëlluese dhe përfindumisht, drejt shpresës për një mundësi të dytë.

I botuar fillimisht në 2022, Reminders of Him ka shitur mbi 6 milionë kopje në Shtetet e Bashkuara dhe është përkthyer në 45 gjuhë. Hoover është autorja best-seller e shumë romaneve të suksesshme si It Ends with Us, It Starts with Us, Layla, Heart Bones, Convess and Verity.