Data:
01.02.2026.
Ora:
07:00
Info
Pajisjet e nevojshme; cokulla / pllanika, pantallona për ngjitje, bluze, jakne për dimër, duks, shkopinjë për ecje (opsionale).
Ecja do të jetë e lehtë dhe për fillestarë.
Shtegu për ecje ka burime të ujit, kështu që rekomandohet të keni së paku 1.5 L ujë me vete.
• Informata shtesë: Maja e Rovices, me lartësi prej 1800 m/lmd, ndodhet në bjeshkët piktoreske të Istogut, në Kosovë. E rrethuar nga peizazhe të mrekullueshme, kjo maje ofron një panoramë të jashtëzakonshme dhe është destinacion i preferuar për admiruesit e natyrës dhe aventurës. E pasur me qetësi dhe një atmosferë të pastër malore, ajo tërheq vizitorë që kërkojnë të përjetojnë bukurinë e Bjeshkëve të Nemuna!
• Pagesa 15 € për person me transport nga Prishtina, nisja bëhet nga parkingu pas Pallatit të Rinisë (përball ish RTV 21), në ora 07:00 am.
• 10 € për veturat private (për person).
• Kontakti për rezervime (Inbox & WhatsApp):
Longardi: +383 49 583 099
Ermali: +383 43 777 061
• Grumbullimi me bjeshkatarët nga Prishtina, Peja, Gjakova dhe Deçani: 08:20 am, në parkingun e ETC - Pejë, ndalesë 10 min për furnizime me ushqim dhe pije.
• Pjesëmarrësit të cilët nuk i ndjekin udhëzimet e guides, Happy Trails Kosovo nuk merr përgjegjësi për ta!