
Data:
Çdo ditë
Ora:
Prishtinë: 17:15
Prizren: 18:15
Info
Macja dhe miu ynë i preferuar janë nisur drejt një aventure të re udhëtimi në kohë.
Në zemër të Manhatanit, Xherri i zgjuar, është fiksuar pas qytetërimeve antike dhe futet fshehurazi në ekspozitën fantastike të Muzeut Metropolitan ku gjendet edhe “Busulla Astrale” mitike.
Nga pas tij është Tomi këmbëngulës, roja më i ri i sigurisë në muze që është gati të bëjë gjithçka për të ndalur Xherrin të hyjë në Muze. Vrapi i tyre kaotik e rrëzon busullën e çmuar që bie në tokë dhe shkakton një vorbull verbuese që i vërvit personazhet përtej kohës dhe hapësirës.
Ata bien në një metropol mahnitës të artë që duhet si Kina antike por shumë intensiv. Vendasit menjëherë e nderojnë Tomin si mesazher i shenjtë, dhe kjo e mërzit Xherrin.
Por, kur zbulohet e vërteta, Xherri duhet të zgjedhë ndërmjet hakmarrjes dhe bërjes së gjësë së duhur dhe Tomi do ta kuptojë që rivali i tij i vogël është aktualisht miku i tij i vetëm në këtë botë të çuditshme.