
Data:
Çdo ditë
Ora:
Prishtinë: 16:00, 18:00, 20:45
Prizren: 20:00
Info
Në një të ardhme të afërt, një detektiv (Chris Pratt) del para gjyqit i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Ai ka 90 minuta për të provuar pafajësinë e tij përpara Gjykatëses së avancuar me Inteligjencë Artificiale (Rebecca Ferguson), të cilën dikur e kishte mbështetur, përpara se ajo të vendosë fatin e tij.
Në trillerin fantastiko-shkencor Mëshira, Chris Pratt luan rolin e Detektivit të LAPD-së, Chris Raven, një polic që tani gjendet në gjyq për vrasjen e gruas së tij, me vetëm 90 minuta kohë për të provuar pafajësinë përpara një gjykatëse-jurie-ekzekutuese me Inteligjencë Artificiale (Rebecca Ferguson) të përcaktojë fatin e tij.
I lidhur me plotë kuptimin e fjalës në karrigen e nxehtë të “Mëshirës”, sistemit të pagabueshëm të drejtësisë që ai dikur e kishte përkrahur si zgjidhje ndaj një vale të krimeve kapitale, ai tani duhet të përqendrohet dhe të nxjerrë çdo copë prove nga cloud-i bashkiak i qytetit - regjistrimet e arkivuara të çdo ndërveprimi shoqëror publik (dhe privat) që ka pasur - për të shfajësuar veten… para se koha të mbarojë.