
Data:
Çdo ditë
Ora:
Prishtinë: 17:30
Prizren: --------
Info
Filmi “Mala” trajton jetën e një të burgosuri (Mala), i cili akuzohet për vrasjen e njerëzve të pafajshëm.
Filmi “Mala” merret me jetën e një të burgosuri (Mala), i akuzuar për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Subjekti i filmit përfshin disa linja rrëfimore: Malën në burg, Malën gjatë procesit gjyqësor, Malën gjatë luftës dhe përballjen e tij me një realitet të dhimbshëm në fund të luftës. Një burrë rreth gjashtëdhjetë vjeç (Mala), i burgosur dhe i akuzuar për akte kriminale, u përgjigjet gjyqtarëve me heshtje gjatë gjykimit.
Heshtja e tij është shumë domethënëse, por jo për prokurorinë dhe gjyqtarët, të cilët i marrin si të pakontestueshme dëshmitë e rreme të dëshmitarëve të mbrojtur dhe të pambrojtur. Pavarësisht heshtjes së tij, Mala në qelinë e burgut i përkushtohet shkrimit të kujtimeve të tij, të vërtetës së tij. Këto shkrime i mbërrijnë gjyqtarit vetëm pas vdekjes së Malës, pa u gjykuar kurrë plotësisht nga gjykata. Këto shkrime bëhen subjekt i një libri të shkruar nga gjyqtari kryesor i çështjes, dhe po atë libër ai vjen ta inaugurojë në Prishtinë.
“Heshtja e Malës”, e vërteta e tij, tani do t’i zbulohet publikut më të gjerë, ku (në sallë) do të jenë të pranishëm edhe akuzuesit e tij për krime, si dhe kriminelët e vërtetë që i kanë kryer ato. Përballja përfundimtare e gjyqtarit me ta do të ndodhë në fund të promovimit të librit, ndërsa Mala, nga përjetësia, na zgjon të vërtetën: dashurinë e tij për fëmijët, për fshatarët, për të cilët ai ishte akuzuar se i kishte vrarë gjatë luftës.